image Gjilan/ Vetura tejkalon në dy vija të plota (FOTO)

Sinjalizime

Gjilan/ Vetura tejkalon në dy vija të plota (FOTO)

news image

Gjobat e trafikut, madje as aksidentet e shumta, nuk po arrijnë që t’i vetëdijësojnë shoferët në Kosovë që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi, në të cilat shihet një shofer në Gjilan, i cili tejkalon në dy vija të plota.

Sipas sinjalizuesit, kjo fotografi është realizuar sot, rreth orës 10:00 të mëngjesit, te semaforët në Gjilan.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/