image Gjilan: Të shtëna me armë zjarri, arrestohet një person

Siguri

Gjilan: Të shtëna me armë zjarri, arrestohet një person

news image

Mbrëmë në qytetin e Gjilanit pas mesnate ka pasë të shtëna me armë zjarri, njofton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po e konfirmoj rastin, mbrëmë ka pasë të shtëna me armë zjarri në Gjilan. Nuk është plagosur askush. Tani, me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore e Gjilanit”, tha ai.

Ndërsa, Gazeta Sinjali, ka mësuar se një person është arrestuar lidhur me rastin. /Gazeta Sinjali/