Skuadra e Gjilanit ka mposhtur Flamurtarin me rezultat përfundimtar 4:1.
Gjilanasit arritën të shënonin golin e parë në minutën e 20-të të ndeshjes me Gerhard Progninin, i cili shënoi edhe një gol në minutën e 30-të.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë solide të mysafirëve, ndërsa edhe e dyta nisi me të njëjtën ritëm.
Bedri Greca arriti të shënojë një gol të bukur në brendi të zonës për 3-0.
Ndërsa, Flamurtari shënoi vetëm një gol me ndihmën e Festim Krasniqit.
Ndeshjen e mbylli Fiton Hajdari që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe me saktësi shënoi për 4-1.
Gjilani pas kësaj fitore renditet në pozitën e pestë me 15 pikë./Gazeta Sinjali/