image Gjilan/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht përmes rrjeteve sociale një vajzë, prangoset

Siguri

Gjilan/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht përmes rrjeteve sociale një vajzë, prangoset

news image

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u arrestua mbrëmë rreth orës 23:40 në Gjilan, ku dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë përmes rrjeteve sociale.

Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/