Reperi kosovar i njohur me emrin Gjiko ka bërë padi ndaj mediave lidhur me raportimin që ai dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeredaktori i portalit “FrontOnline”, Lavdim Hamidi duke thënë se nga ajo çfarë shkruan në aktakuzë dhe mos me shku në burg kjo ndodh vetëm në Kosovë.
Në media është publikuar një aktakuzë ndaj Gjikos, ku ai akuzohet se ka dhunuar një të mitur. Javën që shkoi, mediat raportuan se kanë nisur të mbahen seanca gjyqësore për këtë rast. Sot, Gjiko ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe ka paditur mediat.
Postimi i tij i plotë:
Aktakuza kundër këngëtarit Gjiko është e tmerrshme! Çfarë shkruan aty e mos me shku asnjë ditë në burg vetëm në Kosovë ndodhë.
Janë 6 vepra penale me një dokument disa faqësh.
Edhe më keq shkon i paguan avokatët me u bo padi medieve.
Unë nuk po mundem me lexu se çka shkruan aty, se çka kanë bërë me një vajzë të mitur! Megjithatë faktet do të prezantohen në Gjykatë.