image Gjest shembullor i qytetarit, gjeti kuletën e huaj me para e dorëzon në polici - Sinjali

Gjest shembullor i qytetarit, gjeti kuletën e huaj me para e dorëzon në polici

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë publik rastin e dorëzimit të një kulete në Stacionin Policor në Pejë, nga qytetari Gani Elezaj nga Peja. Në kuletë kishte një shumë të konsiderueshme parash, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

“Derisa qytetari i lartë përmendur ishte duke dorëzuar kuletën me para të gjetura, një qytetar tjetër ka ardhur në Stacionin Policor në Pejë për të paraqitur humbjen e kuletës dhe parave. Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, kuleta dhe paratë i janë kthyer pronarit”, njofton tutje policia.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon z.Elezaj për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

“Urojmë që ky rast të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policin e Kosovës”, përfundon njoftimi i tyre. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin