Një qytetare nga Mitrovica, me inicialet F.B., ka gjetur një bankënotë të parave në sheshin “Mehë Uka” në po këtë qytet, të cilën më pas e dorëzoi në stacion të policisë.
Sipas policisë, paratë e gjetura nuk kanë pasur ndonjë dokumentacion dhe kësisoj zyrtarët po përpiqen që të identifikojnë pronarin e parave të humbura, në mënyrë që t’ia kthejnë atij.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetaren për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla“, ka shkruar Policia e Kosovës.