Bundestagu gjerman miratoi me shumicë të gjerë votash zgjatjen edhe me një vit të pjesëmarrjes së ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it. Shumë deputetë u shprehën për liberalizimin e regjimit të vizave.
Parlamenti gjerman miratoi sot pasdite vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në KFOR. Kërkesa përkatëse e qeverisë gjermane u miratua me vota nga pozita (socialdemokrate, Të Gjelbrit dhe liberalët) dhe Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial. (CDU/CSU), që ndodhet në opozitë.
Partitë e krahëve majtist (Die Linke) dhe djathtist (AfD) ishin kundër zgjatjes së mandatit, shkruan DW.
Votimi për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në Kosovë bëhet me votim të hapur me emër. Nga 627 deputetët që dhanë votën, 526 votuan pro, 99 kundër dhe 2 abstenuan. Parlamenti gjermanë ka gjithsej 736 deputetë.