image Gjermania vendos masa më të ashpra ndaj COVID-19

Evropë

Gjermania vendos masa më të ashpra ndaj COVID-19

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë të rasteve me koronavirus, raporton Deutche Welle, transmeton Gazeta Sinjali

Berlini dhe Frankfurti së bashku me qytete të tjera kanë arritur në nivele alarmuese.

Merkel tha se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet me COVID-19 janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh.

Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra.

Plani përfshin rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkoolit në bare e restorante, në rastet kur një gjë të tillë e vlerësojnë autoritetet. Ata ranë dakord që duhet të merren në konsideratë edhe kufizime më të ashpra sa u përket në grumbullimeve publike dhe private. 

Në marrëveshjen e arritur midis bashkive dhe qeverisë federale paralajmërohet, se nëse këto masa nuk e ulin numrin e rasteve të reja brenda 10 ditëve, “masa të tjera kufizuese duke zvogëluar kontaktin publik, do të jenë të pashmangshme”. Por sërish, nuk u specifikuan se cilat do të jenë këto masa.

Merkel u shpreh se ajo ishte e vetëdijshme që kufizimet e rinovuara “do të dëmtojnë”, veçanërisht sektorin e gastronomisë, i cili është në vështirësi. Gjithsesi, ajo paralajmëroi se rritja e rasteve mund të përshpejtohet më shumë nëse autoritetet nuk do të jenë më në gjendje të vijojnë gjurmimin e zinxhirit të infektimeve.  

Gjermania është lavdëruar botërisht për menaxhimin e  deritanishëm të situatës pandemike. Vendi numëron 9589 të vdekur dhe 314.600 të infektuar nga COVID-19. Shkalla në nivel kombëtar prej 11.55 vdekjesh për 100.000 banorë është dukshëm më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (64.74), e Mbretërisë së Bashkuar (64.08) si dhe shumë vendeve të tjera evropiane. /Gazeta Sinjali/