image Gjermania tregon se kur do të nisë vaksinimi antiCOVID

Evropë

Gjermania tregon se kur do të nisë vaksinimi antiCOVID

news image

Qeveria në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, pritet ta nisë vaksinimin antiCOVID me vaksinën e Pfizer/BioNTech më 27 dhjetor, ndërsa prioritet do t’i jepet shtëpive të kujdesit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky njoftim vjen pasi Gjermania ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të të vdekurve nga koronavirusi dhe është futur në një mbyllje strikte në tentim për të ulur nivelin e lartë të infeksionit.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Gjermania duhet të presë aprovimin e vaksinës nga Agjencia Evropiane e Medicinës (EMA).

Pritet të bisedohet për këtë më 21 dhjetor, ndërsa, një anëtar i lartë i BE-së ka thënë të mërkurën se blloku mund të jap aprovimin final të vaksinës së Pfizer/BioNTech më 23 dhjetor.

“Shtetet federale do të nisin vaksinimin kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 më 27 dhjetor”, ka thënë qeveria e qytetit të Berlinit, pas një konference mes ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe zyrtarëve të Shëndetësisë të 16 shteteve të Gjermanisë.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Gjermani të mërkurën arriti shifër rekorde 952. Rekordi i kaluar ishte të premten, kur për 24 orë kishin vdekur 598 persona.

/Gazeta Sinjali/