Gjermania njoftoi sot se ka vendosur të largohet nga një marrëveshje ndërkombëtare për energjinë që kompanitë e karburanteve fosile kanë përdorur për të shmangur masat kundër ndryshimeve klimatike.
Italia, Franca, Spanja dhe disa vende të tjera evropiane kanë vendosur më parë të largohen nga Traktati i Kartës së Energjisë të vitit 1998, i cili mbron investimet e huaja në sektorin energjetik të një vendi.
“Është e vërtetë që Traktati i Kartës së Energjisë është hartuar në atë mënyrë që funksionon kundër Marrëveshjes së Parisit për Klimën”, tha sot ministri i Energjisë i Gjermanisë, Robert Habek, duke përmendur paditë e kompanive gjermane kundër vendimit të Qeveria holandeze do t’i jep fund përdorimit të qymyrit.
Habek, një anëtar i partisë mjedisore të Gjelbërve, mbështeti thirrjet e aktivistëve mjedisorë që Bashkimi Evropian në tërësi të tërhiqet nga Traktati i Kartës së Energjisë.
Një gjykatë holandeze vendosi sot se kompanitë gjermane të energjisë RVE dhe Uniper nuk mund të marrin disa miliardë euro si kompensim për fitimet e humbura për shkak të ndalimit të përdorimit të qymyrit në termocentralet në Holandë nga viti 2030.
Megjithatë, zgjidhja e asaj mosmarrëveshje varet edhe nga procesi i arbitrazhit ndërkombëtar, i cili duhet të përfundojë vitin e ardhshëm.