image Gjermania: Të ketë ujdi gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi

Evropë

Gjermania: Të ketë ujdi gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi

news image

Gjermania pret që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rezultojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të rregullojë të gjitha çështjet mes dy vendeve, të hapë perspektivën e tyre evropiane dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme do të thotë marrëveshje që krijon detyrime ligjore për të dyja palët dhe nuk është e kufizuar në deklarata politike”, tha ambasadorja, Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, shtetet EFTA, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.

Sipas Schütz, është e paimagjinueshme për sa i takon njohjes reciproke, që dy vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE të mos e njohin njëra-tjetrën. “Dialogu Prishtinë-Beograd mes palëve mori nxitje të re në 16 korrik dhe po ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të dytë më 7 shtator.”

/Gazeta Sinjali/