Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka fituar Kampionatin Evropian për grupmoshat U21, transmeton Sinjali Sport.
Gjermania U21 ia doli që në finale të mposht Portugalinë U21 me rezultat minimal 1 – 0.
Ishte Lukas Nmecha që pas realizoi golin e vetëm në ndeshje (49′), që e shpall Gjermaninë U21, Kampion të Evropës U21.
Ndërkohë, futbollisti kosovar Mërgim Berisha ishte titullar në ndeshje duke zhvilluar 68 minuta.
Sa i përket Berishës, pritet të shihet vendimi përfundimtar në rast që do mbajë ngjyrat e Gjermanisë, apo do ndryshojë mendje dhe të veshë fanellën e Kosovës.