image Gjermania shënon vetëm një viktimë nga koronavirusi në 24 orë, bie numri i të infektuarve

Evropë

Gjermania shënon vetëm një viktimë nga koronavirusi në 24 orë, bie numri i të infektuarve

news image

Gjermania ka shënuar vetëm një viktimë nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur insitituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave nga ky infeksion shkoi në 9 mijë e 197, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 436 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve në Gjermani shkoi në 216 mijë e 197. Një ditë më parë u shënuan 555 raste.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./Gazeta Sinjali/