image Gjermania shënon rekord të ri të rasteve me COVID-19

Evropë

Gjermania shënon rekord të ri të rasteve me COVID-19

news image

Gjermania ka shënuar një rekord të ri të rasteve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me gjysmën e dytë të prillit, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas institutit ”Robert Koch” (RKI), brenda një dite u regjistruan 2 mijë e 828 raste të reja.

Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe në fillim të prillit, Gjermania numëronte më shumë se 6 mijë raste të reja në ditë kurse tani ky vend ka shënuar një numër rekord të lartë ditor që nga ajo periudhë.

Shifrat e fundit të lëshuara të mërkurën treguan se 16 persona kanë vdekur prej virusit dhe 9 mijë 562 në total .

”Numri i pacientëve me COVID-19 që i nënshtrohen trajtimit të kujdesit intensiv është rritur në 449”, sipas RKI, ku një javë më parë ishte 352 persona. /Gazeta Sinjali/