Kombëtarja e Gjermanisë do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme.
Gjermania e pret Rumaninë më 8 tetor, ndërsa tre ditë më vonë më 11 tetor i shkon Maqedonisë së Veriut.
Këto ndeshje do të luhen në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Përzgjedhësi gjerman Hansi Flick tashmë ka bërë publike listën me 23 futbollistët e ftuar për këto ndeshje.
Në listë bëjnë pjesë emra si: Joshua Kimmich, Sergne Gnabry, Antonio Rudiger e Timo Werner.
Pas gjashtë ndeshjeve të para Gjermania zë vendin e parë në grupin J të kualifikimeve me 15 pikë.
Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Flick.