image Gjermania publikon bilancin ditor të viktimave nga koronavirusi

Botë

Gjermania publikon bilancin ditor të viktimave nga koronavirusi

news image

Gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani kanë vdekur 10 persona, duke e çuar në 8 mijë e 257 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në shtetin me popullësinë më të madhë në Evropë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8 mijë e 257 persona, shkruan “Reuters”.

Sipas të dhënave të Institutit për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 289 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi i ri shkoi në 178 mijë e 570 njerëz, shkruan “Reuters”.

Gjermania është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve, por ka regjistruar shumë më pak viktima se Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve për ta riaktivizuar ekonominë dhe ka premtuar se së shpejti do të lejohen edhe udhëtimet ndërkombëtare, varësisht nga situata e pandemisë./Gazeta Sinjali/