image Gjermania publikon bilancin 24 orësh të koronavirusit, shkon në mbi 184 mijë totali i të infektuarve

Botë

Gjermania publikon bilancin 24 orësh të koronavirusit, shkon në mbi 184 mijë totali i të infektuarve

news image

Instituti gjerman ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 318 raste të reja me koronavirus, teksa numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 184,861.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 18 viktima, ndërsa numri i pëgjithshëm ka shkuar në 8,729, transmeton Gazeta Sinjali.

Qeveria gjermane më parë ka vendosur që nga 15 qershori t’i lehtësojë masat për qarkullimin e lirë me shtetet e Zonës Schengen dhe me disa vende të tjera, ndërsa së shpejti pritet të merret një vendim edhe për vendet e tjera.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Franca. /Gazeta Sinjali/