image Gjermania planifikon t'i testojë për koronavirus udhëtarët që kthehen nga Kosova

Botë

Gjermania planifikon t’i testojë për koronavirus udhëtarët që kthehen nga Kosova

news image

Ministrat e Shëndetësisë të krahinave federale gjermane planifikojnë të vendosin testim të detyrueshëm të koronavirusit për të gjithë udhëtarët që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë të të infektuarve.

Personat e kthyer nga vendet me rrezikshmëri që arrijnë në rrugë tokësore do të duhet të testohen menjëherë pas arritjes në vendin e qëndrimit.

Masat janë vendosur me qëllim që të shmanget karantina dyjavore për të ata që sapo janë kthyer nga zonat me rrezik.

Ndërsa, testimi do të jetë i detyrueshëm dhe falas.

Gjermania nga shtetet e Evropës si me rrezik krahas Rusisë dhe Ukrainës i numëron Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Në listën e shteteve anëtare me rrezik në BE gjendet vetëm Luksemburgu. /Gazeta Sinjali/