image Gjermania planifikon ta zgjasë mbylljen deri më 31 janar

Evropë

Gjermania planifikon ta zgjasë mbylljen deri më 31 janar

news image

Qeveria e Gjermanisë dhe 16 shtetet federale janë pajtuar që ta zgjasin mbylljen deri më 31 janar, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan tabloidi gjerman “Bild”, pa cituar ndonjë burim, përcjell Gazeta Sinjali.

Gjermania ishte më e suksesshme se shumë shtete evropiane në menaxhimin e pandemisë gjatë valës së parë në pranverë, por kjo ndryshoi në valën e dytë.

Gjermania aplikoi mbylljen e dytë më 16 dhjetor, duke mbyllur shkollat, shitoret dhe restorantet pasi që mbyllja e pjesshme në fillim të nëntorit nuk solli efektin e pritur.

Të hënën në Gjermani janë regjistruar 9847 raste të reja me koronavirus dhe janë regjistruar 302 të vdekur si pasojë e COVID-19. Gjermania ka një mestare prej 140 të infektuarve të rinj për 100 mijë banorë gjatë shtatë ditëve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e shteteve gjermane është paraparë të diskutojnë nesër për vazhdim të masave përtej 10 janarit.

Me përjashtim të dy shteteve federale, të gjithë janë pajtuar për vazhdim të masave deri më 31 janar. Mirëpo, vendimi formal do të merret të martën”, ka thënë një burim i Qeverisë së Gjermanisë për Reutersin.

Sikur shtetet tjera në Bashkimin Evropian, Gjermania ka filluar vaksinimin e popullatës së saj kundër COVID-19 më 27 dhjetor, por ka qenë e ngadalshme në këtë aspekt.

Vetëm 238.809 nga mbi 83 milionë banorë të Gjermanisë janë vaksinuar deri të dielën, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive./Gazeta Sinjali/