Gjermania ka njohur zyrtarisht gjenocidin e kryer në Namibi gjatë periudhës koloniale dhe ka pranuar të paguajë mbështetjen financiare.
Kolonizuesit gjermanë vranë mijëra PERSONAetnik herero dhe nama në masakrat e filLimshekullit 20.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pranoi të premten gjenocidin, duke thënë se i kërkojnë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave.
“Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne do t’i kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve”, ka thënë ai.
Maas shtoi se Gjermania do të mbështesë zhvillimin e këtij vendi përmes një programi me vlerë prej 1.1 miliardë euro. Marrëveshja financiare ka për qëllim shpagimin e dëmeve në infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe për komunitetet e prekura. /Gazeta Sinjali/