image Gjermania nga shtatori planifikon dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID

Evropë

Gjermania nga shtatori planifikon dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID

news image

Përveç Izraelit, edhe Gjermania  po planifikon të aplikojë një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID nga shtatori, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se nga shtatori qeveria planifikon të ofrojë doza të treta për të moshuarit, njerëzit në nevojë për kujdes dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Në propozim gjithashtu thuhet se ata që tashmë janë të vaksinuar plotësisht me njërën nga vaksinat (Oxford/AstraZeneca ose Johnson & Johnson) duhet të marrin një vaksinë me bazë mRNA-në si një përforcues.

Ministri, Spahn gjithashtu do të propozojë zgjerimin e vaksinimit për adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç, raporton Bild.

Përderisa Gjermania është në fazën e një projekt drafti për dozën e tretë, Britania e ka vendosur se që nga 6 shtatori doza përforcuese do tu ofrohet me shumë se 32 milionë qytetarëve, ku çdo kush mbi 50 vjeç dhe me imunitet të dobët, si dhe stafi i kujdesit nëpër shtëpi do të marrin dozat e treta. /GazetaSinjali/