image Gjermania ndan 65 miliardë euro për të përballuar krizën energjetike
[wp-story id="814678"]

Evropë

Gjermania ndan 65 miliardë euro për të përballuar krizën energjetike

news image

Gjermania ka njoftuar një paketë masash prej 65 miliardë eurosh për të lehtësuar kërcënimin e rritjes së kostove të energjisë, ndërsa Evropa po lufton me furnizime të pakta pas pushtimit rus të Ukrainës.

Paketa, shumë më e madhe se dy të mëparshmet, do të përfshijë pagesa një herë për më të cenuarit dhe lehtësime tatimore për bizneset me intensitet energjie.

Çmimet e energjisë janë rritur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt dhe Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse, raporton BBC.

Ukraina i ka kërkuar Evropës të qëndrojë e vendosur.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian. Në fjalimin e tij të natës të shtunën, ai tha se Rusia po përgatit një “sulm vendimtar energjetik ndaj të gjithë evropianëve” dhe vetëm uniteti midis vendeve evropiane do të ofronte mbrojtje.

/GazetaSinjali/