image Gjermania miraton dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë - Sinjali

Gjermania miraton dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë

news image

Gjermania ka miratuar dërgimin e 56 tankeve luftarake në Ukrainë, ka thënë një zëdhënës i ministrisë të Mbrojtjes.

Tanket, të cilat janë të tipit Pbv 501, janë të ushtrisë gjermanolindore nga koha e Luftës së Ftohtë të cilat ishin shitur në Suedi, më pas rishitur në Republikën Çeke e cila do t’i dorëzojë ato në Ukrainë, sipas ministrisë.

Sipas Aktit Gjerman për Kontrollin e Armëve të Luftës, Këshilli Federal i Sigurisë duhet të miratojë në çdo kohë eksportin e armëve që kanë origjinë nga Gjermania.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin