image Gjermania me mundësi të reja për punëtorë të kualifikuar

Evropë

Gjermania me mundësi të reja për punëtorë të kualifikuar

news image

Me qëllim të tërheqjes të sa më shumë punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, ministri federal I punës Hubertus Heil, ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi,” duke prezantuar “Kartën e Shanseve” që do të jetë gati në vjeshtë.

“Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane „Bild am Sonntag“.

Sipas DW, ai ka thënë se kushdo që ka një diplomë apo kualifikim, pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve.

“Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

Sipas tij, karta e shanseve përfshin tre kritere kryesore: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Megjithatë, kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë „Kartën e Shanseve”.

Ai ka bërë të ditur se kjo kartë fillimisht duhet të miratohet brenda qeverisë.

/GazetaSinjali/