image Gjermania lehtësoi masat por numri i të infektuarve u rrit, flasin sërish për shtrëngim

Botë

Pandemia/ Gjermania lehtësoi masat por numri i të infektuarve u rrit, flasin sërish për shtrëngim

news image

Gjermanisë mund t’i duhet që të rivendosë masat shtrënguese pasi numri i të infektuarve u rrit në momentin që këto të fundit u lehtësuan. Shkalla e përhapjes së virusit u rrit sërish të hënën në 1.0, që do të thotë çdo pacient është duke infektuar mesatarisht një person tjetër.

Kjo rritje, që më parë kishte rënë në 0.7, po monitorohet me kujdes në Gjermani ku zyrtarët thonë se duhet të qëndrojë nën 1 në mënyrë që të rikthehet jeta normale.

Të martën shkalla e përhapjes ra sërish në 0.9, por politikanë duke përfshirë edhe ministrin e Ekonomisë së Angela Merkel-it kanë paralajmëruar vendosje të një izolimi të dytë nëse kthehet një valë e dytë infeksionesh.

Vetë Merkel u ka kërkuar 16 shteteve të Gjermanisë që të mos nxitojnë me lirimin e masave pasi disa dyqane u lejuan të rihapeshin javën e shkuar.

Deri më tani, Gjermania numëron 160.059 të infektuar dhe 6.314 viktima nga koronavirusi./ Gazeta Sinjali/