Autoritetet gjermane të martën kanë bërë të ditur për aplikacionin e ri të krijuar për telefon me qëllim të shkëputjes së kontakteve me njerëz, me qëllim parandalimin e infeksionit.
Qeveritë evropiane më herët kanë lansuar aplikacione të ngjashme me qëllim të rimëkëmbjes së turizmit dhe realizimit të udhëtimeve në mënyrë të sigurt.
Aplikacioni i quajtuar “Covid-Warn-App” mund të shkarkohet në Apple Store dhe PlayStore. Ai i përdor valët Bluetooth për t’i matur kontaktet e ngushta mes njerëzve dhe për lëshimin e vërejtjeve, nëse ndonjëri prej tyre del pozitiv për koronavirus, shkruan “Reuters”.
“Ky aplikacion nuk është zgjidhje për gjithçka. Nuk është kalim i lirë, por është një mjet shtesë i rëndësishëm për kontrollimin e pandemisë”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Kështu, Gjermania u bashkohet Italisë, Polonisë dhe Letonisë për lansimin e aplikacioneve të bazuara në teknologji nga kompanitë Apple dhe Google që e ruajnë privatësinë e përdoruesve.
Përgatitja e këtij aplikacioni shtetit gjerman i ka kushtuar 20 milion euro./ Gazeta Sinjali/