image Gjermania konfirmon dërgimin e 150 ushtarëve në KFOR

Siguri

Gjermania konfirmon dërgimin e 150 ushtarëve në KFOR

news image

Gjermania do të dërgojë edhe 150 trupa shtesë te misioni i NATO-s në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO dhe të BE-së shkojnë dorë për dore. Misioni i EUFOR ofron siguri në Bosnjë e Hercegovinë, dhe NATO_KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, ka deklaruar Baerbock.

/GazetaSinjali/