Gjermania ka regjistruar 583 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve të pozitive me COVID-19 në Gjermani shkoi në 200.843, treguan të Premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Sipas raportit, 4 persona kanë vdekur në 24 orëshin e fundit ku numri i vdekjeve të raportuara shkoi në 9 mijë e 82.
Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar dje 6 viktima si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 132 raste të reja dhe 83 të shëruar nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/