Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë më të kualifikuar për të mbushur mungesat në tregun e vendeve të punës dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit të mirëqenies sociale, deklaroi sot një anëtar i bordit të Ministrisë Federale të Punësimit.
Në qershor të 2011-ës, migrantët përbënin rreth 20% të punësimit, kurse në qershor të vitit të kaluar kjo shifër arriti në 60%.
Përqindja e fuqisë punëtore të ardhur jashtë Bashkimit Evropian është rritur ndjeshëm.
“Nevojiten më shumë punëtorë të huaj për ta bërë sistemin e sigurimeve shoqërore më rezistent në të ardhmen”, deklaroi Daniel Terzenbach nga bordi i Agjencisë Federale të Punësimit.
Ai shtoi se konkurrenca globale për këta punëtorë është në rritje./Gazeta Sinjali/