image Gjermania ia heq privilegjet ish-kancelarit Schröder, pasi nuk ndaloi lidhjet me Rusinë

Evropë

Gjermania ia heq privilegjet ish-kancelarit Schröder, pasi nuk ndaloi lidhjet me Rusinë

news image

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, do të humbasë disa nga privilegjet e tij post-zyrtare, pasi nuk pranoi të ndërpresë lidhjet e tij me kompanitë ruse të energjisë, pas një vendimi nga Komiteti Buxhetor i Bundestagut.

Schröder, i cili ishte kreu i qeverisë gjermane nga viti 1998 deri më 2005, do t’i konfiskohet zyra me staf të tij, mirëmbajtja e së cilës kushtoi rreth 419,000 euro në paratë e taksapaguesve në vitin 2021.

Mocioni, i cili u miratua sot pasdite me mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (partia ku bënte pjesë Schröder), të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë, nuk përmend lidhjet apo qëndrimin e politikanit për luftën e Rusisë në Ukrainë, me shumë gjasa që të shmangin sfidat ligjore.

Në vend të kësaj, mocioni argumenton se ish-udhëheqësi nuk përmbush më asnjë detyrim të vazhdueshëm si burrë shteti, andaj, thuhet në mocion, nuk nevojitet një zyrë dhe një staf.

/GazetaSinjali/