Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u ka kërkuar falje polakëve për mizoritë gjermane të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Steinmeier dhe liderë të tjerë botërorë ndodhen në Poloni për të kujtuar 80 vjetorin e shpërthimit të luftës.
“Unë përkulem para viktimave që u shkaktuan nga sulmi mbi Wielun. Unë u bëj homazhe viktimave polake që u shkaktuan nga tirania gjermane dhe kërkoj falje”, ka thënë Steinmeier.