image Gjermania i dhuron Kosovës 200 mijë euro për parandalimin e COVID-19

Kosovë

Gjermania i dhuron Kosovës 200 mijë euro për parandalimin e COVID-19

news image

Është nënshkruar një projekt në vlerë prej 200 mijë euro sot nga GIZ-i gjerman në Kosovë dhe Kolegji “Heimerer” për zbatimin e masave ndaj pandemisë.

Përmes këtij projekti po synojnë të parandalojnë përhapjen e COVID-19 brenda institucioneve shëndetësore.

Ai tha se projekti në vlerë prej 200 mijë euro është për të trajtuar punëtorë shëndetësorë në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve të infektuar COVID-19.

“Është kënaqësia ime gjithashtu të shoh sot zbatimin e këtij projekti GIZ me buxhet 200,000 euro për të trajnuar punonjës të kujdesit shëndetësor në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në një mënyrë shumë praktike. Kjo është esenca sot pasi shohim numra që rriten këtu në Prishtinë por në të gjithë vendin. Pra, promovimi i standardeve të sigurisë dhe shëndetit në institucionet e kujdesit shëndetësor në tërë Kosovën”, tha ai.

E drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber tha se Kolegji ‘Heimerer’ është një nga trajnuesit kryesor të kujdesit shëndetësor.

“Roli kryesor në këtë do të jetë Kolegji ‘Heimerer’ padyshim që është një nga trajnuesit kryesorë të kujdesit shëndetësor në këtë fushë për profesionistët e kujdesit shëndetësor këtu në vend, dhe ne jemi të lumtur që mund t’ju përdorim për të punuar me të vërtetë me spitalet, të cilët tani kanë nevojë për këtë mbështetje në përcaktimin e standardeve shëndetësore ashtu siç kërkohen për COVID-19”, tha ai. /Gazeta Sinjali/