Ambasada Gjermane në Kosovë ka dorëzuar te Ministria e Infrastrukturës së Kosovës lejet për transportimin e mallrave kosovare në shtetin e Gjermanisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë bëhet e ditur se po ashtu zëvendësudhëheqësi i kësaj ambasade, Jan-Axel Voss, mori leje të ngjashme nga Drejtori i Departamentit të Transportit Tokësor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhem Veseli, që lejon që ndërmarrjet gjermane të sjellin mallrat e tyre në Kosovë.
“Eksportet e Kosovës në vendet e tjera kanë vazhduar të rriten në vitin 2020 përkundër pandemisë COVID-19, siç tregojnë shifrat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për periudhën janar – shtator. Gjermania ishte një nga tre tregjet më të mira për mallrat e Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe eksportet e Kosovës në Gjermani u rritën nga 22 milionë në 30 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane./Gazeta Sinjali/