Nga 16 qershori, Gjermania do të hap kufijtë pa asnjë kufizim për punëtorët sezonal nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zona e Shengenit.
Gjermania, për shkak të pandemisë, më parë ka përcaktuar se maksimumi prej 80 mijë punonjës sezonal mund të hyjnë në vend.
Vitin e kaluar, rreth 300 mijë punëtorë sezonal u angazhuan në sektorin e bujqësisë në Gjermani, kryesisht nga Rumania dhe Polonia.
Qeveria në Berlin ka porositur punëdhënësit që të zbatojnë të gjitha standardet e higjienës.
Për të zvogëluar përhapjen e mundshme të koronavirusit, do të formohen ekipe fikse dhe nëse sëmuret një prej punëtorëve i gjithë ekipi do të jetë në izolim./Gazeta Sinjali/