Gjermania e ka mposhtur Estoninë me rezultat përfundimtar 0-3, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tri të tilla nga gjermanët.
Goli i parë për Gjermaninë u shënua në minutën e 52-të me anë të Ilkay Gudogan. Gjashtë minuta më vonë, mesfushori i Manchester Cityt arriti ta shënonte edhe golin e dytë.
Timo Werner u inkuadrua në lojën në minutën e 66-të, derisa pesë minuta më vonë realizoi për 3-0.
Gjermania është lidere e Grupit C, me gjithësej 15 pikë./Gazeta Sinjali/