image Gjermania e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus

Botë

Gjermania e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus

news image

Kreu i agjencisë së shëndetit publik në Gjermani tha se është shumë i shqetëusar nga rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë vend.

“Jemi në mes të një pandemie me zhvillim të shpejtë”, tha Lothar Wieler, udhëheqeës i Institutit Robert Koch, në një konferencë për media në Berlin.

Ai tha se gjermanët janë bërë të pakujdesshëm dhe bëri thirrje për mbajtjen e maskave dhe respekimin e distancës fizike.

Gjatë javës së kaluar, Gjermania ka regjistruar 3,611 raste të reja me koronavirus.

Në total, Gjermania ka regjistruar 206,242 raste me koronavirus dhe 9,122 viktima.

Këto shifra, në veçanti ajo e viktimave, janë më të ulëta se në shumë shtete të tjera evropiane. /Gazeta Sinjali/