Gjermania ka lëshuar një komunikatë në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Qeveria e Gjermanisë e ka theksuar edhe një herë qëndrimin e saj kundër në lidhje me barrikadat në veri.
Sipas Gjermanisë, barrikadat janë ilegale dhe të njëjtat duhet të largohen, transmeton DW.
“Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Zëdhënësi i MPJ-së gjermane, theksoi tutje se “retorika nacionaliste në veçanti, të tilla që i kemi dëgjuar në Serbi në javët e fundit, janë plotësisht të papranueshme”.
Kujtojmë që sot është shënuar dita e 19-të e barrikadave në veri të vendit.