Gjermania po dërgon 330 mijë komplete testimi për koronavirus dhe 600 mijë pako me mjete mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Indi, për të ndihmuar vendin që është prekur shumë nga pandemia, tha ministri gjerman i Ndihmës për Zhvillim, Gerd Mueller.
”Përveç kësaj, ministria po siguron hua afatshkurtra me vlerë 460 milionë euro (rreth 544 milionë dollarë) për ushqim për indianët që humbën punën për shkak të krizës së koronavirusit”, theksoi ai.
“Kjo është një nga masat më të mëdha mbështetëse në të gjithë botën”, tha Mueller.
Koronavirusi i ri po përhapet më shpejt në Indi se kudo në botë, me 1 milion raste të reja me Covid-19 të raportuara gjatë dy javëve të fundit, duke e çuar totalin në 4 milionë.
India regjistroi dje më shumë se 90 mijë infeksione të reja.
India është vendi i tretë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit që regjistron mbi 4 milionë raste./Gazeta Sinjali/