image Gjermania drejt normalitetit, nga sot rihapen një pjesë e bizneseve

Botë

Botë/ Gjermania drejt normalitetit, nga sot rihapen një pjesë e bizneseve

news image

Gjermania filloi lehtësimin e masive kufizuese ditën e sotme, duke lejuar disa biznese dhe dyqane të rihapen ndërsa vendi ndërmerr hapa të vegjël drejt normalitetit.

Dyqanet deri në 800 metra katrorë në madhësi mund të rihapen, për sa kohë që ato kanë masa higjienese dhe distancimi sociale, shkruan CNN.

Libraritë, serviset e makinave dhe dyqanet e biçikletave gjithashtu lejohen të rihapen pavarësisht nga madhësia e tyre. Në disa rajone të Gjermanisë, kopshtet zoologjike po rihapen.

Rihapja e dyqaneve dhe bizneseve ndryshon nga shteti në shtet.

Këto lehtësime vijnë pasi qeveria javën e kaluar tha se virusi në vend ishte nën kontroll.

Instituti Robert Koch, agjensia kombëtare e Gjermanisë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, raportoi të premten e 17 prillit se çdo person i infektuar me Covid-19 tani infekton më pak se një person tjetër mesatarisht.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 4,642 viktima dhe janë infektuar 145.743 persona.