Gjermania po përgatitë një buxhet prej 150 miliardë eurosh për të mbështetur bizneset e kërcënuara nga epidemia e Coronavirusit, njoftoi ministri i Financave, Olaf Scholz.
Burimet qeveritare janë shprehur për Reuters, se qindra miliarda euro në mbështetje shtesë për sektorin privat do të siguroheshin, ndërsa Scholz tha se tavani i borxhit të ri të qeverisë të vendosur në kushtetutën gjermane do të pezullohej duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme.
“150 miliardë euro është një shumë e madhe por kjo na jep fleksibilitetin që na nevojitet tani. Për më tepër, ne jemi duke siguruar që institucionet e tjera në vend mund të marrin masat e nevojshme për të stabilizuar bizneset tona. Është e rëndësishme të dërgoni një sinjal të fortë dhe të qartë që nga fillimi”, tha Scholz.
Sipas ligjit gjerman, Berlini nuk ka të drejtë të krijojë borgje të reja që tejkalojnë 0.35 për qind të PBB-së, përveç nëse vendi preket nga një fatkeqësi natyrore ose nga një situatë e jashtëzakonshme e të njëjtit lloj.
Kancelarja Angela Merkel ka premtuar të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për t’u marrë me ndikimin e epidemisë dhe qeveria e saj pritet të miratojë paketën të hënën.