image Gjermania 153 mijë vaksinime në ditë, spitalet përtej kapaciteteve

Evropë

Gjermania 153 mijë vaksinime në ditë, spitalet përtej kapaciteteve

news image

Nuk dihet nëse është për shkak të rikthimit të infektimeve në javët e fundit, për shkak të variantit të ri Omicron, apo për shkak të frikës nga kufizimet që mund të vendosen gjatë Krishtlindjes.

Ajo që dihet me siguri është se kuotat e vaksinimit të popullsisë në Gjermani janë rritur, me numrin e dozave të administruara që është më i larti që nga gjysma e korrikut. Këtu përfshihen 23 mijë vaksinime për herë të parë të kryera brenda 24 orëve, në ditën e parë të javës, shkruan EuroNews, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të them të drejtën, unë nuk e kisha marrë kurrë seriozisht. Kritikoja median dhe gjithçka. Por ndërrova mendje kur vendosa ta bëja vaksinën, pasi nuk doja të infektoja njeri”, shprehet një qytetar.

Sipas një mjekeje nga Berlini, sistemi i kujdesit shëndetësor po lufton për t’u përballur me shumë kërkesa.

“Vala e re e COVID është këtu. Ne nuk mund të kryejmë të gjitha vaksinimet e jo më testimet apo kujdesin për pacientët me Corona”, tha Sybille Katzenstein, doktoreshë.

Saarland është landi i dytë gjerman, pas Bremenit, me kuotën më të lartë të qytetarëve të vaksinuar. Pak ditë më parë, qendra kryesore e vaksinimit në qytetin Saarlouis rifilloi operacionet.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të gjenim staf, sepse shumë prej atyre që na kishin ndihmuar kishin shkuar në punë të tjera pasi qendrat e vaksinimit ishin mbyllur”, shprehet Patrick Lauer, zyrtar lokal.

Deri në 600 vaksinime në ditë mund të kryhen në qendrën e vaksinimit në Saarlouis. Në nivel kombëtar, kuota ishte rreth 153 mijë, 78% e të cilave ishin vaksina të treta.

/GazetaSinjali/