Momenti i tmerrshëm kur uji thyen xhamat dhe futet në kabinën e një trageti në Gjermani u kap nga kamerat. Era me shpejtësi deri në 151 km/h shkaktoi probleme në udhëtimet detare në të gjithë veriun e vendit. Nga pamjet e xhiruara brenda kabinës shihen njerëzit e tmerruar që largohen me vrap për të mos i marrë uji përpara.
Pasi uji u futet në kabinë, udhëtarët shihen fillimisht të hutuar, por pasi kuptojnë çfarë po ndodh nisin të largohen nxitimthi. Incidente të ngjashme janë filmuar edhe në pjesë të tjera në lumenj të ndryshëm në vend.
Pas incidentit të kapur nga kamerat, në lumin Elba, mes Hamburgut dhe Finkenverderit, autoritetet kanë ndaluar lundrimin e anijeve të mëdha. Një zëdhënës i kompanisë që operon tragetin tha se nuk pati viktima apo të lënduar nga ky incident.