image Gjermani/ Diga afër Kolnit mund të shkaktojë përmbytje të reja

Evropë

Gjermani/ Diga afër Kolnit mund të shkaktojë përmbytje të reja

news image

Gjermania ende po përballet me përmbytjet në të cilat humbën jetën më shumë se njëqind persona, si dhe u shkatërruan shumë ndërtesa.

Mirëpo, siç duket ky vend ende nuk do të gjejë qetësi, kjo sepse tashmë ekziston frika se diga e madhe afër Kolnit, që është nën sulmin e përmbytjeve të rrëmbyeshme, mund të lëshojë vendin.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të disa fshatrave në jug të rajonit sepse ata besojnë se diga Steinbach mund të shpërthejë dhe të shkaktojë një katastrofë të re.

Deri më tani nga rajonet e përmbysura janë larguar rreth katër mijë e pesëqind njerëz. /Gazeta Sinjali/