Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ka thënë se shteti i tij do të dërgojë një avion ushtarak në Kinë për të kthyer në atdhe të gjithë shtetasit e saj për shkak të përhapjes së frikshme të ‘koronavirusit’.
Rreth 100 persona do të kthehen në Gjermani, megjithëse autoritetet gjermane thonë se nuk ka dyshime për ndonje person të infektuar.
Ministri gjerman thotë se të kthyerit do të marrin menjëherë kujdes të nevojshëm shëndetësor dhe do të izolohen për dy javë në një bazë ushtarake për t’u siguruar se asnjë person nuk është i prekur nga virusi kinez.
Sakaq, Ministri izraelit i Shëndetësisë ka kërkuar që të gjithë pasagjerët që kthehen nga Kina të qëndrojnë të izoluar në karantinë për 14 ditë për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet izraelite kanë deklaruar se pasagjerët nuk duhen të qëndrojnë në vende publike për 2 javë.
Karantina është porositur për pasagjerët që vijnë nga fluturimet direkt nga Kina./Gazeta Sinjali/