image Gjermania dhe Franca propozojnë sanksione ndaj Rusisë

Evropë

Gjermania dhe Franca propozojnë sanksione ndaj Rusisë

news image

Gjermania dhe Franca së bashku kanë propozuar disa sanksione kundër individëve nga Rusia, për shkak të helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, kanë njoftuar katër diplomatë, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Navalny ishte helmuar nga një agjent të familjes Novichok.

Ndërsa, tani këto dy vende do të propozojnë ndërmarrjen e këtyre sanksioneve në Bruksel gjatë kësaj jave, para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili mbahet javën e ardhshme.

Propozimet për sanksione do të jenë kundër zyrtarëve të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, kanë bërë të ditur diplomatët. /Gazeta Sinjali/