COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Astrologji/ Gjëra interesante parashikon horoskopi për disa shenja gjatë ditës së nesërme

news image

Parashikimi i yjeve për ju.

Dashi

Ditën e sotme do keni shumë karizëm, gjallëri dhe guxim. Mos e shmangni një bezdisje, por përballuni me ata me vendosmëri dhe përpiquni të mos ju pëngojë në rrugën tuaj! Mund të keni ndonjë luhatje të vogël me shëndetin, kështu që korrigjoni mënyrën se si hani dhe përpiquni të mos e stresoni veten për asgjë.

Demi

Ju e keni kuptuar tashmë se aftësia për të jetuar jetën e përditshme në një mënyrë jashtëzakonisht të këndshme, varet vetëm nga ju. Pra, tani nuk keni më justifikime! Një diskutim i qetë favorizon marrëveshjet. Thjeshtësia dhe besueshmëria do të stimulojnë dashurinë e vërtetë, atë që mbush zemrën tuaj thjesht vetëm me një vështrim.

Binjakët

Yjet do ju ofrojnë shumë stimuj dhe përparësi në çdo aspekt. Ambiciet tuaja marrin përgjigjen e dëshiruar dhe do ju shfaqen mundësi të reja shumë fitimprurëse. Pasioni i dashurisë mes teje dhe partnerit mund të lulëzojë si lule në një kopësht të magjepsur.

Gaforrja

Yjet ditën e sotme do ju bëjnë të bini shumë në kotradiktë me veten tuaj. Nga njëra anë dëshironi që të përkëdheleni nga partneri dhe nga ana tjetër keni frikë ta lini veten e lirë. Nëse nuk veproni në kohë dhe ta merrni situatën në dorë, partneri juaj do jetë i çorientuar dhe me plot keqkuptime. Relaksohuni në ambjentë natyrore dhe merrni ajër të pastër, kjo është një kurë për trupin dhe mendjen tuaj.

Luani

Hëna në Peshore, përveç rimbushjes së baterive tuaja, e kanalizon tepricën e energjisë në veprime të shpejta dhe vendimtare. Priten konkurrenca të drejta, nisma të guximshme në çështje praktike dhe në dashuri.

Virgjëresha

Keni besim në inteligjencën tuaj dhe aftësinë tuaj për të analizuar situatat: përfundimet tuaja do të jenë të shpejta dhe korrekte dhe do t’ju lejojnë të jeni gjithmonë një hap përpara të tjerëve. Mos vendosni kufinj për dashurinë. Mbështetuni në imagjinatën dhe dëshirën tuaj dhe vazhdoni më tej.

Peshorja

Të mbështetur nga Plutoni në Bricjap, ju do jeni gati të angazhoheni në projekte të reja profesonale. Do jeni mjaft të kthjellët dhe do keni disa doza dinakërie qe do ju duhen, por kini kujdes, mos i nënvlerësoni kundërshtarët tuaj! Tani që çdo gjë po kthehet në favorin tuaj, kënaquni dhe kujdesuni për trupin tuaj.

Akrepi

Ditën e sotme ju do jeni mjaft ëndërrimtarë, por jo aq sa të humbni kontaktin me realitetin. Me Jupiterin në anën tuaj, investimet tuaja janë të sigurta; tani varet nga ju t’i plotësoni ato me strategji dhe nisma të reja.Duhet të keni pak më shumë dëshirë për të dalë, për të luajtur sport apo për të parë njerëzit.

Shigjetari

Yjet do t’ju bëjnë të luani mirë në punë dhe në biznes, si në dashuri dhe miqësi. Do keni frymëzime të mrekullueshme, edhe nëse udhëtimi dhe zbavitje janë ndaluar përkohësisht. Në marrëdhënien si çift duhet të kuptosh veten më mirë dhe të bësh paqe.

Bricjapi

Ditën e sotme është e qartë që do jeni në humor të keq dhe nuk do arrini të gjeni një arsye konkrete. Mos vallë janë çështjet e zemrës? Përpiquni të shmangni qëndrimet arrogante dhe jini më të ëmbël me të tjerët. Në mënyrë që mos rëndoni stomakun hani në moderim dhe kujdes me vaktet.

Ujori

Filloni ditën me një dinamizëm të mire dhe do t’ju lejojë të shihni më tej. Horizonti juaj do të zgjerohet, do të keni një pamje më të plotë të shumë situatave. Dashuria do jetë në ditën e saj më të mirë.

Peshqit

Do keni mosmarrëveshje nga paragjykimet që do bëni ndaj të tjerëve. Dashuria nuk mungon, por jeta e përditshme ju ka mërzitur, prandaj do ndiheni sikur dëshironi të arratiseni. Do të arrini atë që dëshironi nëse dëgjoni intuitë dhe keni më shumë besim tek vetja./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: