image Gjenerali Wesley Clark vjen më 7 korrik në Kosovë

Siguri

Gjenerali Wesley Clark vjen më 7 korrik në Kosovë

news image

Ish-gjenerali i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Wesley Clark, më 7 korrik do të vijë në vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili tha se këtë ftesë ia ka bërë vetë ai.

“Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark.Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

“Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark! Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe ShBA-në! Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me ShBA-në”, shkroi Mehaj./Gazeta Sinjali/