image Gjenerali rus që kreu krime në Siri, është vënë në krye të luftës në Ukrainë

Botë

Gjenerali rus që kreu krime në Siri, është vënë në krye të luftës në Ukrainë

news image

Gjenerali rus Aleksandër Dvornikov, është vendosur në krye të pushtimit rus, pasi Rusia nuk arriti ta merrte nën kontroll Kievin ashtu siç e kishte paramenduar.

Siç raporton Sky News, gjenerali Dvornikov ka qenë i lidhur me disa nga mizoritë më të këqija të kryera nga forcat e Bashar al Asadit të mbështetura nga Rusia në Siri.

Në një intervistë për Sky News, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi, Sir Roderic Lyne, ka thënë se arsyeja e vënie në krye të ushtrisë ruse është se ata [ushtria ruse] janë ri-koncentruar në jug dhe në lindje të Ukrainës.

“Ata kanë emëruar një gjeneral të ri me një histori mjaft të egër në Siri, në përpjekje për të fituar të paktën një territor në Donetsk që Putini mund ta paraqiste si fitore”, është shprehur Lyne.

/GazetaSinjali/