image Gjenerali që kontrollon armët bërthamore të Amerikës deklarohet për gatishmërinë amerikane

Botë

Gjenerali që kontrollon armët bërthamore të Amerikës deklarohet për gatishmërinë amerikane

news image

Admirali i Komandës Strategjike amerikane, Charles Richard është gjenerali kryesor i cili bënë mbikëqyrjen e armëve nukleare të SHBA-së, e që së fundmi ka folur në lidhje me situatën aktuale Rusi-Ukrainë.

Richard ka thënë se është i kënaqur me pozicionin aktual të mbrojtjes amerikane, në mesin e një pushtimi në zhvillim të Rusisë në Ukrainë dhe urdhrit të Presidentit rus Putin për vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave bërthamore ruse.

Gjenerali pati disa fjalë edhe për komitetin e Dhomës së Shërbimeve për Armatosje, të cilëve iu tha se po qëndron në Nebraska për t’u siguruar që pozicioni i forcave amerikane të mbrojtjes është i kënaqshëm.

Në anën tjetër, zyrtarja e Sekretarisë së Mbrojtjes për Politika, Sasha Baker, ka thënë se Departamenti i Mbrojtjes është i kënaqur me pozicionin e deritanishëm të forcave mbrojtëse amerikane.

/GazetaSinjali/